SEBI shpk u garanton partneve të saj një numër përparësish konkurruese, që mundësojnë një bashkëpunim të qëndrueshem, afatgjatë dhe cilësor. Ndërfaktorët e suksesit, të cilët na kanë bërë të jemi gjithmonë partner të suksesshëm për shumë biznese janë:
Përparësitë konkurruese e bëjnë SEBI shpk bashkëpunuesin ideal për logjistikën e ftohtë.
Temperatura është një kërkesë themelore për produktet ushqimore. Çdo ndryshim temperature jashtë parametrave të proçesit teknologjik, ka efekte të pakthyeshme dhe ka pasoja fizike dhe organoleptike. Këto pasoja lidhen drejtëpersëdrejti me cilësinë, ndryshimin e shijes dhe implikimet bakteriologjike te produktit. Prandaj, ruajtja e ushqimit sipas standarteve të kërkuara globale është e rendesishme dhe ka një ndikim në imazhin e kompanive dhe besimin e vendosur për ta nga konsumatorët. Konsumatori përfundimtar ka të drejtë të pohojë se, ushqimi i blerë dhe konsumuar është i sigurt dhe ka cilësi të lartë organoleptike. Për këto arsye, menaxhimi i proçesit me korektesi kërkon shërbim dhe kontroll të cilesise për të siguruar performancë të lartë, efikasitet maksimal, operativ dhe garanci. SEBI shpk respekton të gjithë proçesin e ruajtjes në dhomat frigoriferike përmes menaxhimit optimal të kompleksit frigoriferik, si në aspektin e gjurmueshmërisë, mirëmbajtjes dhe konsumit të energjisë, duke i kushtuar vëmendje të veçantë shërbimit të klientit, aktivitetit të kontrollit të cilësisë së produktit ,që duhet domosdoshmërisht të jetë i qëndrueshëm, efektiv dhe efikas , duke përdorur sisteme informacioni që i bëjnë të dhënat vazhdimisht të disponueshme. SEBI shpk përfiton nga bashkëpunimi me profesionistë dhe bashkëpunëtorë, duke ofruar cilësi të lartë të orientuar drejt klientit si dhe të ndërthurur me kërkesat e biznesit.
SEBI shpk është partneri ideal në procesin teknologjik te ftohtë në lidhje me infrastrukturën, teknologjitë më të fundit, personelin e kualifikuar, standardet operative, çertifikatat e cilësisë dhe sigurisë dhe garantimin e integritetit të procesit teknologjik të ftohtë.
Kur është fjala për menaxhimin e proçesit teknologjik të ftohtë, ne i referohemi kontrollit të vazhdueshëm të temperaturës së produkteve, që domosdoshmërisht duhet të ruhen në temperatura të pandryshueshme, për të garantuar cilësinë dhe sigurinë e konsumatorit final.
SEBI shpk garanton klientët e saj në cilësinë e shërbimit, në përputhje të plotë me rregullat e detyrueshme të HACCP.
SEBI shpk është çertifikuar nga viti 2010 dhe zbaton proçeset e saj të ruatjes se produktit në përputhje me parimet e standardeve të UNI 10584:1999.
Duke ndjekur me përpikmëri një politikë të përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimit dhe cilesisë, me qëllim rritjen e kënaqësisë së klientit, kemi arritur të ndërthurim në mënyrën më të mirë teknologjine më të fundit, ruajtjen sipas standarteve nderkombetare, si dhe kërkesat e klientit.
SEBI shpk vepron në përputhje me legjislacionin kombëtar dhe ka miratuar një Sistem të Kontrollit të Dokumenteve në përputhje me Rregulloren e Higjienën se Ushqimit, i cili menaxhon të gjitha fazat e proçesit të depozitimit:
Sigurimi i respektimit dhe mirëmbajtjes së temperaturave të përshtatshme të magazinimit të produkteve është një qëllim i fortë i kompanisë, për këtë i gjithë stafi i kompanisë është i trajnuar dhe i detyruar të zbatojë me përpikmëri të gjitha rregullat e sigurisë ushqimore dhe manualin e vetëkontrollit, për të regjistruar të dhënat (HACCP).
SEBI shpk është çertifikuar nga ISO: 22000-2005 dhe UNI: 10854:1999, ky çertifikim është specifik për përshtatshmërinë e ruajtjes dhe shpërndarjes së produkteve organike. Detyra kryesore e menaxhimit të kompanisë është të përcaktojë politikat, objektivat dhe angazhimet e cilësisë që përmbushin nevojat dhe pritshmërinë e klientëve të saj. Menaxhimi i kompanisë është konsideruar si një prioritet për zhvillimin e kompanisë, për të krijuar dhe mbajtur një Sistem të Cilësisë në përputhje me UNI 10854:2005 pasi ajo, konsiderohet thelbësore për arritjen e objektivave të mëposhtme te kompanisë:
Kjo është garantuar duke krijuar një sistem të organizuar dhe të formalizuar në përputhje me kërkesat e standardeve të lart përmendura. Një sistem që shpërndahet dhe zbatohet nga e tërë struktura dhe përditësohet vazhdimisht, duke përcaktuar objektivat specifike të rritjes dhe përmirësimit dhe rishikimin periodik të të dhënave dhe rezultateve të arritura.
SEBI shpk, me një eksperincë mbi 10 vjeçare në ofrimin e ambjenteve frigoriferike për palë të treta, ka krijuar një fleksibilitet të madh për t'u përshtatur me nevojat specifike të klientit dhe produktit që ai tregton. Në këtë perspektivë, bashkëpunime të suksesshme dhe të qëndrueshme janë zhvilluar, për t'ju përgjigjur në mënyrën e duhur tregut, në proçesin e logistikës së ftohtë.